BallinaSportBlick: Zëvendësim i gabuar i Xhakës dhe ja çfarë na ndodhi

Blick: Zëvendësim i gabuar i Xhakës dhe ja çfarë na ndodhi

Të ngjajshme

Conte mund të rikthehet në stol te Italia

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte po tundohet...

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Zvicra barazoi 3:3 me Danimarkën, por është përjetuar si një humbje, pasi ishin duke udhëhequr 3:0, shkruan albinfo.ch.

Golin e dytë e realizoi Xhaka, i cili u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse më pas danezët shënuan tre herë.

Të shumta kanë qenë reagimet në Zvicër, duke e kritikuar trajnerin Vladimir Petkoviq për ndërrimet, sidomos largimin e Xhakës.

Kryeredaktori i “BLICK Sport”, Felix Bingesser, ka thënë se përmbysja ndodhi për shkak të largimit të Xhakës.

“Zëvendësimi i gabuar i Granit Xhakës solli këtë situatë”, thotë ai. Ky barazim ishte një shuplakë e dhimbshme në fytyrë për Zvicrën.

Derisa mungesa e Xherdan Shaqirit është zëvendësuar me unitet, kjo u prish pas largimit të mesfushorit Xhaka. Ai edhe një herë dëshmoi sa i rëndësishëm është për Zvicrën, derisa ekipi duhet të mësohet edhe pa të dhe të mos lejojë që kjo të përsëritet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz