Në mediat serbe është publikuar një shkrim për Liljana Zikic Karadordevic, e cila më 1 prill të vitit 1999, ishte vrarë nga UÇK’ja në fshatin Lybeniq.
Në një portret për të, gazeta e Beogradit “Blic”, shkruan se Liljana ishte fituese e kurorës Miss Jugosllavia, manekene, poete dhe në kohën kur ishte vrarë në “luftën për atdhe”, kishte lënë 6 fëmijë.
Sidoqoftë gazeta beogradase që shkruan për “heroinën” serbe ka dështuar të tregojë se pikërisht në atë ditë, njësitet paramilitare serbe kishin kryer një nga masakrat më të mëdha duke vrarë 80 civilë shqiptarë.
“Do ta mbrojë Serbinë dhe kur të vdes” – Miss Jugosllavia, ish partnerja e princit serb dhe nëna e 6 fëmijëve që dha jetën për Kosovën” kështu e ka titulluar shkrimin gazeta “Blic” e Beogradit për një protagoniste të jetës publike serbe e cila është vrarë në Lybeniq të Kosovës gjatë kohës së bombardimeve e kur forcat serbe në Kosovë po kryenin krime ndaj civilëve.
“Ishte mis –Jugosllavia, manekene, personazh i reklamave, filmave, poete dhe nën e 6 fëmijëve. Por, më 1999 ajo vendosi vullnetarisht t’i bashkohet ushtrisë së Seribisë dhe të shkojë në Kosovë. Para se ta vishte uniformën, e kishte shkruar një poezi, por nuk shkoi shumë kohë, kur si pjesëtare e njësisë së brigadës së 125’të të motorizuar kishte rënë “në pritë të terroristëve shqiptarë ku edhe u vra në moshën 42 vjecare, bashkë me dy ushtarë tjerë” shkruan Blic’i i Beogradit.
Liljana Zikic Karadordevic, e lindur në Kragujevac më 9 mars 1957. Ajo kishte ndjekur një shkollë baleti dhe kishte luajtur edhe në teatër, ndërkohë që në Beograd kishte diplomuar si inxhiniere e shkencave organizative.
“Kur kishte arritur mjaftë në jetë, i la të gjitha dhe shkoi për të luftuar për atdheun e saj. Ishet data 1 prill kur në afërsi të fshatit Lybeniq afër Pejës e humbi jetën. Për shkak trimërisë së saj dhe sakrificës është nderuar me medalje të shkallës së parë që jepet nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.
6 fëmijët e saj, tani pa nënë, jetojnë të gjithë jashtë vendit përvec vajzës më të re Dina Galorini e cila ka mbetur në Serbi dhe e cila ka qenë vetëm 9 vjece kur kishte ndodhur kjo tragjedi” shkruan më tej kjo gazetë.
Në shkrim thuhet se ajo ishte pjesë e një brigade por njëkohësisht edhe si vullnetare. Sic dihet njësitë paramilitare serbe më 1 prill të vitit 1999 në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit nën drejtimin e grupit “Çakejt”, kishin rrethuar dhe me pas kishin hyrë brendësi të fshatit.
Pasi i kishin tubuar banorët në qendër të fshatit , i kishin ndanrë burrat nga gratë dhe me pas i kishin ekzekutuar në ëenyrat me çnjërezore. Aty ishin ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmije të vegjel.
Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur : Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar i cili ishte i semur fizikisht) që të tre këta ende janë të zhdukur.
Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatëzenë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.
Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.

