back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeBlerim Latifi: Unë s’jam në PDK

Blerim Latifi: Unë s’jam në PDK

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Filozofi Blerim Latifi, i cili ishte këshilltar i Kadri Veslit gjatë mandatit të tij si kryeparlamentar, e njëkohësisht edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së, ka thënë se ai nuk është më pjesë e kësaj partie.

Latifi ka sqaruar se me përfundimin e mandatit të Kadri Veselit si kryeparlamentar, ka përfunduar edhe mandati i tij si këshilltar politik, andaj ai ka thënë se qëndrimet e tij publike assesi nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së.

“Mandati i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka përfunduar. Rrjedhimisht, edhe emërimi im si këshilltar politik i tij. Unë nuk jam pjesë e asnjë forumi në PDK, as anëtar kryesie, as anëtar i Këshillit Drejtues, as anëtar i ndonjë dege apo nëndege. Rrjedhimisht qëndrimet e mia publike nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së, në asnjë formë. Prandaj, cilësimi i qëndrimeve të mia si qëndrime të PDK-së është krejtësisht i pasaktë. Është dezinformim”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se vazhdon të ketë konsideratë të lartë për kreun e PDK-së, Kadri Veseli me të cilin do të vazhdojë të ketë marrëdhënie miqësore.

“Personalisht vazhdoj të kem konsideratë të lartë për kryetarin e PDK-së dhe këshillat e mia për të mbesin vetëm në nivelin e raportit miqësor dhe joformal. Unë ndihem mirë dhe krenar me bashkëpunimin pesë vjeçar me të. Kjo është e tëra!”, është shprehur Latifi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja e fundit e Kryesisë së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, ku rrjedhimisht ka përfunduar edhe mandati i Kadri Veselit si kryeparlamentar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz