Blerim Latifi: Deklarata e Limajt ishte skandaloze, kërkoi nga Kurti të mos lexojë shumë
BILLI

Lexo edhePamje brenda shtëpisë super luksoze të Behgjet Pacollit

Analisti Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shumica e fjalimeve nga deputetët e opozitës në foltore e Kuvendit dje ishin jashtë realitetit politik dhe kërkoi që qasja e opozitës duhet të ndryshojë.
“Deklarata e Limajt ishte skandaloze, kërkoi nga Kurti të mos lexonte shumë”, tha Latifi.
“Si mund të kërkosh këtë. Kjo i shtohet asaj dogmës së vjetër që qëndron në disa fshatra ku thonë ‘mos lexo shumë’, është skandaloze”

Lexo edhePamje brenda shtëpisë super luksoze të Behgjet Pacollit
Tutje Latifi komentoi edhe deklaratat e eksponentëve tjerë opozitarë.
“Demaliaj ishte skandaloz në fjalimin e tij, ndërsa Haxhi Shala përveç se nuk arriti të lexoj mirë, tri herë provoi të shqiptojë fjalën absolut dhe dështoi. Veseli ishte më konstruktiv dhe akuzoi Kurtin në tema të cilat i ka mbrojtur sikur flamuri, protestat, Gjykata Speciale. Por gjithsesi, këto debate vetëm i bëjnë nder VV’së sepse në këso debate kanë pikat e forta, duhet të ndryshojë qasja e opozitës” /Express/