BallinaLajmeBlakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin...

Blakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për Presidente

Të ngjajshme

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë, Ruzhdi Blakaj, ka bërë deklarata të forta kundër udhëheqësve të partisë dhe dy figurave kryesore të saj, Donika Gërvalla‑Schwarz dhe Faton Peci, për mungesën e mbështetjes që Vjosa Osmani të rizgjidhet Presidente e Kosovës.

Blakaj, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se sipas tij Gërvalla dhe Peci kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj deputetëve që të mos e mbështesin Osmanin në garë.

“Janë pak persona që nuk e deshtën Vjosa Osmanin, mendoj që Donika Gërvalla bashkë me Faton Pecin i kanë kërcënuar deputetët deri në atë që e ka quajtur edhe manipuluese Presideten dhe i kanë kërcenuar se nëse futet në garë Glauku bashkë me Presidentën nuk guxoni ta votoni Vjosën. Unë edhe atëherë kam treguar që këta nuk janë kryetarë të GUXO-s dhe se këta kanë kaluar në Vetëvendosje”, deklaroi Blakaj në Debat Plus.

Blakaj, mes tjerash, thotë se partia GUXO sipas tij është përdorur si mjet për të mbledhur vota dhe jo si një subjekt politik.

“Një fakt shumë i thjeshë është se si mundet një kryetar i GUXO-s për krytar të Mitrovicës kur as emërin e partisë nuk e ka përmend ai ka kandiduar me Vetëvendosje dhe jo me GUXO. GUXO moti përdoret si mjet për të mbledhur vota dhe jo më shumë. Shumë pak person nuk e duan Vjosën ndër ta janë Gërvalla dhe Peci e edhe kryeministri, Albin Kurti”, u shpreh Blakaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz