Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, e cila gjendet në fshatin Pllavë të komunës së Dragashit, gjatë vitit që lamë pas punëtorëve ua ka dhënë për herë të parë edhe pagën e 14-të!
E gjithë kjo pasi sipas tij, suksesi i biznesit është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre, transmeton DrenicaPress.
Piraj përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, Piraj, i cili i ka falënderuar punëtorët për punën që po e bën.
Postimi i plotë i Pirajt në Facebook:
Faleminderit o Allah që më mundësove të përjetoj këtë ditë!
Rroga e 14 u nënshkrua, I falënderoj shumë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe në veçanti konsumatorët tanë që kanë qenë përherë pjesë e suksesit!
Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të gjithë juve që ju përmenda më lartë dhe mbi popullin Shqiptar në tërësi!

