back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareBiznesmeni i ndërtimit arrestohet për trafik droge

Biznesmeni i ndërtimit arrestohet për trafik droge

Të ngjajshme

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...
- Advertisement -

Një shqiptar i moshës 49 vjeç është arrestuar nga karabinierët në Poggibonsi, ku jetonte prej vitesh, për posedim e shitje lëndësh narkotike.

Shqiptari me iniciale B. L., është pronar i një firme ndërtimi në qytetin italian.

Ai u ndalua në autostradë gjatë një kontrolli rrugor, teksa kthehej nga puna.

Dyshues për shkak të sjelljes së shqiptarit, karabinierët bënë një kontroll më të hollësishëm dhe si rezultat gjetën disa gramë kokainë të ndarë në doza për shitje dhe një shumë të madhe parash.

Kontrolli i mëpasshëm në banesë solli zbulimin e një sasie tjetër parash, plus 600 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë e 50 gramë hashash, shoqëruar me të gjitha mjetet e nevojshme për ta përgatitur për shitje.

Shqiptari, mbi të cilin nuk rëndonte asnjë precedent apo dyshim deri në momentin e arrestimit, tashmë gjendet në burgun e Sienës, në pritje të procesit.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz