Biznesmeni i bën për ‘pesë pare’ politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit…pse s’i hapni për banorët?
03

Lexo edheEmocionuese, Reshat Arbana interpreton “Ne s’bëjmë gjumë kur dridhesh, se veç ty t’kem Shqipëri”

Një “tronditje” për politikanët vjen nga biznesmeni nga Elbasani, Gjergj Luca. Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë për të gjithë përfaqësuesit e politikës.
“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë. Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai.

Lexo edheEmocionuese, Reshat Arbana interpreton “Ne s’bëjmë gjumë kur dridhesh, se veç ty t’kem Shqipëri”