back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeBizneset prodhuese të Drenasit njoftohen për mënyrën e aplikimit për subvencione

Bizneset prodhuese të Drenasit njoftohen për mënyrën e aplikimit për subvencione

Të ngjajshme

Florent Muslija i pandalshëm, realizon gol në Bundesliga 2

Florent Muslija po shkëlqen në Bundesliga 2 me Dusseldorfin. Mesfushori...

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë...

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me bizneset prodhuese të cilat i ka njoftuar për mënyrën e aplikimit në subvencionet që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi ka falënderuar të pranishmit që i janë përgjigjur ftesës së këtij takimi dhe i ka premtuar se do të jenë bashkëpunues për secilin sesion të granteve që jepen nga niveli qendror si dhe nga Komuna e Drenasit.

Të pranishmit kanë shprehur interesimin e tyre rreth subvencioneve dhe mundësisë së përfitimit të tyre.

Ndryshe, Komuna e Drenasit ka njoftuar me kohë për këto subvencione qe ofrohen nga MTI-ja përmes KIESA-së për financimin e NMVM-ve, dhe për çdo informatë shtesë, mund të drejtoheni edhe tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit si dhe në linçet e poshtëshënuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz