Bislimi: Asnjë zyrtar apo aktivist i yni nuk është infektuar me Covid-19 pas tubimit të 12 qershorit
BILLI

Lexo edheGjendet i varur një 39 vjeçar në Sankoc të Drenasit

“Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”, është shprehur Bislimi, njofton Klan Kosova.
“Një qeveri e duhur nuk merret me fajtorë, tani me rëndësi është të shpëtohet jeta. Kur kemi mbajtur manifestimin e kemi pasë lejen e organeve dhe kemi vepruar sipas rregullave në fuqi të vendosura nga kjo qeveri. Kjo qeveri ka hequr të gjitha limitet për lëvizje. Kjo qeveri ka relaksuar masat nëse kjo Qeveri nuk do të relaksonte masat ai tubim nuk do të mbahej”.
Në një konferencë për media, Bislimi ka prezantuar një sondazh të kryer në Ubo Consulting sipas të cilit Albin Kurti e duan 47.8 përqind e qytetarëve.

Lexo edheGjendet i varur një 39 vjeçar në Sankoc të Drenasit