back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajme“Bindja Demokratike” e Patozit gati për zgjedhjet e 30 qershorit, kush janë...

“Bindja Demokratike” e Patozit gati për zgjedhjet e 30 qershorit, kush janë ish-demokratët pjesë e bordit

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Pas dorëzimit në Gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionit për regjistrimin si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj, Bindja Demokratike në një njoftim për mediat bën me dije se do të të regjistrohet për Zgjedhjet e 30 Qershorit si një parti opozitare.

Fabian Topollaj dorëzoi në KQZ edhe regjistrimin e kësaj force politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se sot është afati i fundit i vendosur nga KQZ për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet lokale.

Njoftimi i plotë i Bindjes Demokratike
Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.

Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë:
Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit./tch

Të Fundit

Sport

ShowBiz