BallinaLajmeBimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Bimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Të ngjajshme

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore/Katedrën e Biologjisë, ka lansuar sot emisionin më të ri të pullave postare “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”.

“Hapësirat e shkrepave gurore të Kosovës strehojnë një florë të veçantë dhe të qëndrueshme, të përshtatur me kushte të ashpra jetese. Mbijetesa mes gurit dhe thatësisë nuk ka ndikuar në pamjen mbresëlënëse të bimëve të shkrepave gurore. Përkundrazi, me formën e tyre të veçantë, ato përfaqësojnë bukurinë e egër dhe qëndrueshmërinë e florës sonë natyrore, gjë që i bën pjesë të rëndësishme të trashëgimisë botanike të Kosovës.  Nga ky emision, qytetarët do të kenë në dispozicion dy pulla postare, bllokun filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë”, tha Posta e Kosovës.

Posta e Kosovës ka ftuar koleksionistët, institucionet dhe qytetarët që t’i shtojnë koleksioneve të tyre këto pulla të veçanta, që shërbejnë jo vetëm si mjete komunikimi, por edhe si ambasadorë të bukurisë dhe vlerave kombëtare të Kosovës në mbarë botën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz