Sunday, July 20, 2025
BallinaKulturëBill Clinton arrin miliona shitje nga libri melodramë

Bill Clinton arrin miliona shitje nga libri melodramë

Të ngjajshme

Bill Clinton është një tashmë një novelist që ka bërë miliona shitje.

“Presidenti është i zhdukur”, një melodramë e shkruajtur së bashku me James Patterson ka arritur më shumë se 1 milionë shitje në Amerikën e Veriut që prej 4 qershorit. Ky është libri i parë i tij me thriller, por me Patterson arriti të krijojë një prej romaneve më të suksesshme në botë.

Ka patur reagime të ndryshme për librin, por pronari i kompanisë së shitjeve “Barnes & Noble”, Sessalee Hensley tha në një deklaratë të mërkurën se “Presidenti është i zhdukur” ka patur shumë ndikim.

Edhe shkrimtari Patterson bëri një deklaratë, ku thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president./Ora News.tv/

 

- Advertisement -

Të Fundit