HomeLajmeBIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit – në ora...

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit – në ora 04:25 falet namazi

Të ngjajshme

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë edhe në Preshevë

Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas...

Pas një kohe të gjatë, Xhensila flet për herë të parë (video)

Xhensila Myrtezaj së fundmi ka qenë prezente në ballon...

Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në...

E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm...

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e mërkurë, më 27 maj 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

BIK ka njoftuar se manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 27 maj 2026, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban – Bajramit!”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz