HomeLajmeGjyqtari i Gjykatës Supreme Rrustem Thaqi zgjidhet Kryesues i Këshillit Gjyqësor të...

Gjyqtari i Gjykatës Supreme Rrustem Thaqi zgjidhet Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Të ngjajshme

Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në...

E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm...

28 foshnja lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është bërë votimi dhe zgjedhja e kryesuesit të ri të këtij këshilli.

Me gjashtë vota për, Rrustem Thaqi ka arritur që të zgjidhet kryesuesi i ri.

Kurse kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj mori pesë vota, raporton lajmi.net.

Pas kësaj, Thaqi veçse ka pranuar detyrën e re derisa mandati i tij si Kryesues i KGjK-së është 3 vjeçar dhe nis nga sot më 25 maj.

Detyra e tij si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet derisa ai është në postin e kryesuesit.

“Gjatë kësaj periudhe s’do të humbasë statusin e tij…Paga përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi dhe”.

Përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së kishte dështuar në prill të këtij viti, për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota.

Për shkak të kësaj, u rishpall edhe një konkurs i ri.

Këshilli Gjyqësor aktualisht ka 11 anëtarë. Për një anëtar nga radhët e gjyqësorit, respektivisht nga Gjykata Supreme, procesi i përzgjedhjes ka marrë rrugët gjyqësore. Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz