Bie nga objekti ku po punonte, vdes një punëtor në Skenderaj
dp

Lexo edheUshtarët amerikanë sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Skenderaj.
Një punëtor i ndërtimtarisë dyshohet se ka vdekur në vendin e punës në qytetin e Skenderajt.
IndekOnline mëson nga burimet e saj se i ndjeri ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.
Mësohet se mosha e viktimës është rreth 40 vjeçar.

Lexo edheUshtarët amerikanë sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën
IndeksOnline është duke pritur përgjigje nga policia në lidhje me rastin.
Kujtojmë që të hënën në Gjakovë kanë vdekur dy punëtorë të ndërtimtarisë pasi të njëjtit derisa ishin duke punuar kanë rënë nga objekti ku ishin duke punuar. /IndeksOnline/