back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditUshtarët amerikanë sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën

Ushtarët amerikanë sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën

Të ngjajshme

Ushtarët amerikanë të Komandës Lindore të KFOR-it, sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit të misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, patrullime të tilla synojnë të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të zonës.

“Përmes këtyre përpjekjeve, KFOR-i përforcon angazhimin e tij për paqe të qëndrueshme, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit