Betimi për Drejtësi ju sjell hulumtimin se si mbi 80 vetura Skoda Octavia të importuara në Kosovë dyshohet se ishin destinuar për Policia e Kosovës, por përfunduan në treg për qytetarët me çmime promocionale.
A kishte marrëveshje të fshehtë mes Porsche Kosova dhe Policisë për blerjen e rreth 80 veturave?
Pse punëtorët në shitje flasin për një “tender” që sipas dokumenteve zyrtare nuk ka ekzistuar?
Si shpjegohet që asnjë procedurë e hapur nuk figuron në sistemin e prokurimit publik për këto automjete?
Çfarë thonë nga Dogana e Kosovës për importin e mbi 500 veturave Skoda gjatë vitit 2025?
A ishte dështimi i marrëveshjes rezultat i mungesës së buxhetit apo nuk kishte fare kontratë të formalizuar?
Pse drejtori i Porsche Kosova refuzon të konfirmojë nëse ekziston një kontratë me Policinë, duke u thirrur në “konfidencialitet”?
Çfarë roli ka luajtur rrjeti i shpërndarjes, përfshirë kompaninë AHP Volkswagen Skoda në shitjen e këtyre veturave?
Si ndodhi që veturat e parapara për institucione shtetërore përfunduan në treg të lirë me zbritje deri në 3 mijë euro?
A po i shmanget Policia e Kosovës procedurave të prokurimit publik duke përdorur kontrata konfidenciale?
Me çfarë baze ligjore janë blerë mbi 570 automjete nga Policia që nga viti 2021 pa tender të hapur?
A përbën blerja e veturave “sekret shtetëror” apo kemi të bëjmë me shmangie të transparencës dhe konkurrencës?
Çfarë thonë ekspertët për këtë praktikë dhe a është në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik?
Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni “Betimi për Drejtësi” – hulumtimin:“Veturat e “destinuara” për Policinë ndryshojnë destinacionin”, që transmetohet çdo të shtunë nga ora 20:00 në T7, Gazeta Express dhe në platformat online të Betimit për Drejtësi.