back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeBesnik Osmani: Tani është koha për të vepruar – bashkë e çojmë...

Besnik Osmani: Tani është koha për të vepruar – bashkë e çojmë Fushë Kosovën përtej!

Të ngjajshme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat dhe qytetarët që kanë kontribuar në fushatën zgjedhore, duke e quajtur atë “një fushatë shembullore, të ndërtuar mbi respekt, vizion dhe dashuri për Fushë Kosovën”.

“Dua të falënderoj të gjithë vullnetarët, aktivistët, të rinjtë, strukturat, nëndegët e LDK-së dhe të gjithë simpatizantët që me përkushtim, korrektësi dhe energji pozitive kanë bërë të mundur një fushatë shembullore, të ndërtuar mbi respekt, vizion dhe dashuri për Fushë Kosovën tonë,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për gjeneratat që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e komunës, si dhe për kryetarin aktual Burim Berisha, duke theksuar kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve.

“Respekt e mirënjohje të thellë për kryetarin z. Burim Berisha që e ka udhëhequr këtë komunë për më shumë se dy dekada, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të gjatë në shërbim të qytetarëve të Fushë Kosovës,” ka shtuar ai.

Osmani i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, duke e quajtur çdo votë “zëri për të ardhmen”.

“Ftoj çdo qytetar të Fushë Kosovës të dalë në zgjedhje dhe të shprehë vullnetin e tij të lirë, për një proces demokratik, të qetë dhe dinjitoz. Çdo votë është zëri juaj për të ardhmen, për një qytet që ecën përpara me drejtësi, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm,” ka theksuar kandidati i LDK-së.

Në fund, Osmani ka theksuar se vizioni i tij dhe i ekipit të LDK-së është për një Fushë Kosovë që ecën “përtej” — drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.

“Bashkë, e bëjmë realitet vizionin tonë të përbashkët. Fushë Kosova PËRTEJ!” – ka përfunduar Besnik Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz