back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeNesër zgjedhjet lokale, por kush janë kandidatët që e kishin kryer me...

Nesër zgjedhjet lokale, por kush janë kandidatët që e kishin kryer me të parën në vitin 2021?

Të ngjajshme

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Kosovë, tetë komuna me shumicë shqiptare përfunduan garën që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

Kandidatët fitues në këto komuna arritën të sigurojnë mbi 50% të votave që në fillim të procesit zgjedhor, transmeton lajmi.net

Partitë dhe komunat ku fituan në raundin e parë:

  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 4 komuna

    • Mitrovicë e JugutBedri Hamza, 53.6%

    • SkenderajFadil Nura, 57.89%

    • FerizajAgim Aliu, 62.38%

    • Hani i ElezitMehmet Ballazhi, 51.33%

  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)2 komuna

    • DeçanBashkim Ramosaj, 64.90%

    • SuharekëBali Muharremaj, 51.30%

  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)2 komuna

    • LipjanImri Ahmeti, 56.42%

    • PejëGazmend Muhaxheri, 60.49

PDK prin me më së shumti komuna të fituara në raundin e parë

Në këtë raund, PDK doli partia më e suksesshme, duke fituar 4 nga 8 komunat që u mbyllën pa balotazh. AAK dhe LDK siguruan nga dy komuna secila.

Zgjedhjet lokale të radhës mbahen nesër, më 12 tetor 2025, ku qytetarët e Kosovës do të vendosin për përfaqësuesit e rinj në 38 komunat e vendit. Mbetet të shihet nëse ndonjë parti do të arrijë të përsërisë suksesin e raundit të parë si në vitin 2021, apo nëse këtë herë gara do të shkojë më thellë në balotazh. /lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz