Besim Ahmeti, një ndërmarrës nga Lipjani është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Por e veçanta e këtij aderimi është se Ahmeti është familjar i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti që vjen nga radhët e LDK-së.
Besim Ahmeti ka thënë gjatë aderimit se përkundër kërkesave të shumta për mbështetje dhe lehtësimeve për biznese, LDK-ja nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri, në veçanti kreu i saj Isa Mustafa.

