Besa Domi e denoncon në polici Milaim Zekën, e incizoi tinëzisht

Express merr vesh se ish-zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, ka denoncuar në polici Milaim Zekën, pasi ky i fundit e ka incizuar tinëzisht. Për këtë rast Zeka është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i policisë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 17.10.2017-NN. Me 18.10.2017 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i ka bërë audio incizim të paautorizuar. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ish-gazetari, tashmë deputet nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, pati shkruar në Facebook se Besa Domi është në lidhje me gazetarin hulumtues, Vehbi Kajtazin.

Lexo edheVeseli ia premton Drenasit stadiumin më modern në Kosovë (Foto)















