HomeLajmeBërnjak: Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara, veturën e drejtonte një...

Bërnjak: Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara, veturën e drejtonte një shtetas serb

Të ngjajshme

Super Super Olise, kompleton hattrickun ndaj Irlandës së Veriut

Franca shënoi dhe të tretin ndaj Irlandës së Veriut. Dhe...

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti është finalistja e parë e Ferma...

Mbi 8% e votave të numëruara: Hamza vazhdon të kryesojë në PDK, ndryshime në top 10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e...

A ka gjasa hoxha i Drenasit të futet në parlament? Këto janë rezultatet fillestare

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i...

S’është normal ky djalë, e shënon të dytin për Francën

Franca ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Irlandës...

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zbuluar dhe sekuestruar mbi 30 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Pikën Kufitare të Bërnjakut.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, kur njësitë policore të Stacionit Policor Kufitar Bërnjak, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë ndaluar për kontroll të detajuar një veturë me targa serbe.

Automjeti drejtohej nga një shtetas serb, ndërsa gjatë kontrollit të drejtuesit dhe pasagjerit, në çantën e pasagjerit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara.

Policia ka bërë të ditur se janë hasur 25.515 euro para të gatshme, si dhe dinarë serbë në vlerë prej 4.813 eurosh, duke e çuar shumën totale të mjeteve monetare të gjetura në 30.328 euro.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale, ndërsa rasti i është përcjellë Doganës së Kosovës për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz