Berjani për vendimin e Rozeta Hajdarit për çmimet tavan të derivateve: Bie ndesh me Kushtetutën – me ligj është dashur të konsultohet edhe Shoqata e Naftarëve
dp

Lexo edheLimaj kërkon votën në Prishtinë: Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin

Berjani shpjegon se neni 10 i Kushtetutës garanton një treg të lirë dhe të hapur, dhe sipas tij, vendimi i fundit bie ndesh me këtë parim.
“Vendimi që ka nxjerrë Ministria e Tregtisë është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi neni 10 përcakton qartë se Republika e Kosovës është treg i lirë dhe liberal. Po ashtu, sipas udhëzimeve ligjore, është dashur të konsultohet edhe Shoqata e Naftarëve, gjë që nuk ka ndodhur. Ky vendim është në kundërshtim si me udhëzimin ashtu edhe me ligjin,” ka thënë Berjani për lajmi.net.
Çfarë vendimi mori ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari?

Lexo edheLimaj kërkon votën në Prishtinë: Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin
Nga dje ka hyrë në fuqi vendimi i Rozeta Hajdarit, ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ky vendim ka të bëj me për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport. Në bazë të këtij vendimi vendoset marzha tregtare maksimale e lejuar
“Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.”, tha Hajdari ndër të tjera në postimin e saj./lajmi.net/