back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeLimaj kërkon votën në Prishtinë: Nuk do të heq dorë, do ta...

Limaj kërkon votën në Prishtinë: Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit...

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, siç ka thënë, për të çarë rrethimin politik.

Në tubimin hapës elektoral në Prishtinë, Limaj tha se ai nuk do të heqë dorë as nga bashkimi me PDK-në në Kuvend pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë nuk heq dorë. Unë kam vendosur të shkoj drejt një bashkimi me juve bashkë. Prandaj bashkohuni ta çajmë rrethimin dhe ta bashkojmë fuqinë tonë së bashku. Gjithë Drenica, Malisheva dhe e gjithë Kosova, bashkohuni ta çajmë edhe këtë rrethim bashkë. Është e vërtetë që plot mërgimtarë dhe bashkëluftëtarë tanë që janë në mërgim, me zemër plot kanë pritur bashkimin. Ata e dinë se me këtë energji mund të fitojmë. Ne do të bashkohemi dhe rrugën e bashkimit askush nuk e ka ndalur, nuk mundet me e ndal as këta në Prishtinë. Bashkimi ka filluar nga baza dhe ai bashkim do të kurorëzohet më datën 28 dhjetor duke votuar 122, simbolin e bashkimit”, tha Kurti.

Ai shtoi se qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah tij, siç e quajti ai veten, si njeri i veprave e jo i fjalëve.

Krejt çka thonë ata i kanë fjalë. Para vetes e ke njeriun me këta bashkëpunëtorë që ne i kthejmë në vepra. Qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë të rreshtohen rreth veprave, angazhimeve dhe rreth atyre që kanë ndryshuar jetën e tyre”, përfundoi ai. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz