Berisha-Vukovic, tensione kosovaro-serbe edhe në Australi (video)
BILLI
Lexo edheWenger në konferencë, flet për akuzat ndaj Xhakës (Foto)
Tensione kosovaro-serbe edhe në futbollin e largët australian.
Sulmuesi më i mirë në histori të këtij kampionati, Besart Berisha, është kapur keq me portierin serb të Danny Vukovic, pas ndeshjes mes Melbournes dhe Sydneyt.
Edhe pse në të kaluarën kanë luajtur bashkë pikërisht te Melbourne, kosovari dhe serbi u përfshinë në një debat të nxehtë pas ndeshjes, ku u desh intervenimi i të tjerëve për të qetësuar situatën, përcjellë “lajmi.net”.
Lexo edheWenger në konferencë, flet për akuzat ndaj Xhakës (Foto)
Ndeshja u mbyll me fitoren e Sydneyt 2:1, derisa Berisha, si rrallë herë, nuk arriti të gjejë rrjetën në këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=-tdKS16sGBc