BallinaShqiptareBerisha: Merkel i dha përgjigje të merituar argatëve të Beogradit

Berisha: Merkel i dha përgjigje të merituar argatëve të Beogradit

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ish—kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk po dorëzohet së akuzuari Presidentin Hashim Thaçi për idenë e tij për lëvizjen e kufijve të Kosovës me Serbinë. Berishës i ka shërbyer deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila dje tha se nuk mund të ndryshohen kufijtë në Ballkan.

Lideri i demokratëve në Shqipëri, me anë të një shkrimi në Facebook, ka përshendetur deklaratën e kancelares Merkel, ndërsa këtë e ka quajtur përgjigje meritore ndaj përpjekje të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë.

Lexojeni të plotë shkrimin e plotë:

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroj qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz