back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeBerat Lushtaku nga Skenderaj zgjidhet kryeshef i ri ekzekutiv në “Ibër-Lepenc”

Berat Lushtaku nga Skenderaj zgjidhet kryeshef i ri ekzekutiv në “Ibër-Lepenc”

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Bordi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” dje ka marrë vendim që ta zgjedhë kryeshefin e ri të ndërmarrjes. Anëtarët e Bordit kanë marrë vendim që këtë detyrë t’ia besojnë Berat Lushtakut.

- Advertisement -

Në vendim bëhet e ditur se Lushtaku punën do ta fillojë nga dita e sotme, pra me 01 qershor 2018, përderisa vendimi ka hyrë në fuqi dje.

Ish-anëtarët e shkruar konsiderojnë se krejt kjo u bë me prapavijë politike. Më herët Sami Veliu, ishte emëruar u.d. i kryeshefit në këtë ndërmarrje. Ai është vëlla i kryetarit të Pudojevës që vjen nga radhët e LDK-së, Agim Veliut. Qeveria kishte shkarkuar kryesues i bordit Fatos Sahitin si dhe Imer Hamitin dhe Albiona Malokun. Ata janë zëvendësuar me dy anëtarë të rinj të Bordit. Ata janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar në pjesën e parë të muajit maj propozimin për shkarkimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenc”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kishte arsyetuar se kërkesën për shkarkim e ka bërë pasi më 18 dhjetor 2017 ministria ka ndaluar shpërndarjen e bonuseve për shkak të gjendjes së rëndë të ndërmarrjeve publike dhe pas atij vendimi ndërmarrja “Ibër-Lepenc” ka shpërndarë bonuse, ku janë shpërndarë dhe rroga 13.

Nga ana tjetër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik i quan të pabaza akuzat e Hamitit

“Sipas Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, Drejtori i NJPMNP-së dhe Analistët e Njësisë e kanë për obligim monitorimin e punës se BD dhe menxhmentit dhe informimin e aksionarit mbi afarizmin e Ndërmarrjeve Publike”, thuhet në përgjigjen e kthyer për gazetën Insajderi.

Sipas MZHE-së, shqetësimet e Ymer Hamitit dhe shkresat e drejtuara tek Kryeministri i Kosovës me arsyetimin se Drejtori i Njësisë për Politika dhe Monitorim të NP-ve paska interferuar në zgjedhjen Kryeshefit Ekzekutiv, janë të pavërteta, denigruese dhe nuk qëndrojnë si të tilla.

“Ju rikujtoj se Ligji mbi Ndërmarrjet Publike i jep të drejtë të pa kontestuar Bordit të Drejtorëve në emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë të Ndërmarrjeve Publike.

Opinioni i tij është tendencioz si pasojë e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të NH. Ibër – Lepenc SH.A”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

Sipas Ministrisë, shkarkimi i anëtareve të BD të NH.Ibër – Lepenc ka ardhur si pasojë e vendimit të paligjshëm të Bordit  mbi marrjen e Bonuseve për vitin 2017 dhe stimulimin e punëtoreve me rrogën e 13- të.

“Raporti i Auditorit të Jashtëm 2017 tregon se Kompania e ka përmbyllur vitin kalendarik me bilanc negativ pra ka afaruar me humbje. Andaj shkarkimi i këtyre anëtarëve të Bordit nga ana e Qeverisë nuk ka ardhur për shkak të emërimit apo shkarkimit të zyrtarëve të lartë, por pikërisht për shkak të vendimeve të paligjshme të cilat kanë prodhuar efekt negativ në menaxhimin e parasë publike, në kohen kur auditori ka konstatuar që kompania po afaron me humbje”, thuhet në përgjen e MZHE-së.

Imer Hamiti në një deklaratë për gazetën Insajderi shprehet se përzgjedhja e kryeshefit të ri Berat Lushtakut është bërë me preferenca politike, pasi ai është kushëri i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut.

“Edhe formulimi në vendim është i kundërligjshëm, pasi aty thuhet se kryeshefi i ri sot del në punë, që nuk respektohet afati shtatëditorë për ankesa”, ka thënë Hamiti.

Ai sqaron se ata si Bord ishine kushtëzuar për përzgjedhjen e kandidatit të preferuar. “Ka pasur edhe në atë periudhë gjatë dy tri bisedave që në rast se ne do ta mbështesim atë kandidat aty, atëherë neve do të na vazhdohet mandati i Bordit si drejtor bordi sepse ne vetëm se kemi qenë në fund të mandatit, mirëpo këtu nuk ndodhi ajo”, ka thënë Hamiti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz