BallinaLajmeBeogradi kërkon mekanizma për kthimin e pronave të serbëve të zhvendosur në...

Beogradi kërkon mekanizma për kthimin e pronave të serbëve të zhvendosur në Kosovë

Të ngjajshme

Përfundon pjesa e parë, epërsi e lartë e Trepçës ndaj Pejës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së tretë...

Dion Gallapeni merr pasaportë e Shqipërisë

Pas Edon Zhegrovës, edhe futbollisti tjetër kosovar, Dion Gallapeni...

Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani në takim, a po arrihet marrëveshja?

Aktualisht është duke u zhvilluar një takim në mes...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sot se në Serbi aktualisht ndodhen 204.049 persona të zhvendosur intern nga, siç e quan Beogradi Republikën e Kosovës – Krahina Jugore Serbe, ndërsa ka shtuar se kthimi i serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë është i kufizuar nga mungesa e mekanizmave për kthimin e pronave të uzurpuara, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit.

Gjuriq këto komente i bëri në Forumin e Tretë Rajonal të nivelit të lartë për zgjidhjet që qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, që po mbahet në Beograd. Ai tha se “as pas 17 vjetësh nga përfundimi i konfliktit në Krahinën Jugore Serbe edhe më tutje është aktual problemi i personave të zhvendosur”.

Sipas tij, me gjithë përpjekjet për përmirësimin e situatës së tyre, problemi mbetet, meqë të zhvendosurit intern nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre individuale në vendin e origjinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz