Jude Bellingham nuk do të jetë prezent në fushë as në ndeshjen ndaj Japonisë.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të anglezit, por vetëm se Thomas Tuchel nuk po dëshiron të rrezikojë me yllin e Real Madridit.
“Nuk do të rrezikojmë me Jude sepse ai po rikthehet nga një dëmtim muskulor dhe nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë”, tha Thomas Tuchel për BBC-në.
Ai do të kthehet tashmë në Madrid, ku do të përgatitet për ndeshjen e radhës të Realit./IndeksOnline/