back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari turpin të mos e drejtojë nga Shpend Ahmeti por diku...

Bekim Jashari turpin të mos e drejtojë nga Shpend Ahmeti por diku tjetër

Të ngjajshme

Koment nga Ervin Shkulaku

Kryetari i Pavarur i Skënderajt, Bekim Jashari nuk u përmbajt në një postim të një anëtari të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me përurimin e parkut Adem Jashari në Prishtinë duke mbështetur idenë se qënka turp për Shpend Ahmetin që sheshi është pa shtatoren e heroit kombëtar shqiptar.

“Me të vërtetë është e pa kuptueshme kjo që po ndodhë.Mirëpo le të mbetet në ndërgjegjien e tyre.Turpi nuk paska fund!” ka shkruar Jashari në Facebook, një ditë më parë pasi kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti inaguroi sheshin e ri të Prishtinës përreth përmendores së vjetër të vëllazërim bashkimit.

Po, është turp, por është turp që nuk ka një shtatore të heroit tonë dhe nuk është turp për Shpend Ahmetin se të paktën bëri dicka për atë emër.

E megjithatë edhe nipi i Adem Jasharit duhet ta dijë se ky nuk është turp i Shpend Ahmetit por i personave të tjerë që janë shumë më të fuqishëm se kryetari i ri i PSD-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka vitë të tëra që është në pushtet dhe të mos flasim për Hashim Thaçin që jo po e drejton skenën politike por është aq i fuqishëm sa të kalojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë edhe të dëmshme për Kosovën.

Atëherë a nuk ka mundur kjo parti e Thaçi t’i sigurojë një vend Adem Jasharit të Prishtinë. Apo nuk mundet Ramush Haradinaj t’i sigurojë një vend po të mos e kishte mendjen te rritja e rrogës së tij?

Prandaj, Bekim Jshari dhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta duartrokasin Shpend Ahmetin pasi të paktën e riktheu këtë park të bukur e të rehatshëm duke nderuar edhe emrin që mban.

Ndërsa, për “shqetësimet” e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka nevojë të flitet më shumë pasi janë gjithmonë humbësa dhe Drenica e njeh mirë këtë parti.

Tani duket qartë që sa u largua Shpend Ahmeti nga kjo parti po punohet shumë më tepër në Prishtinë, pavarësisht se Vetëvendosje vazhdon përpjekjet që t’ja bllokojë projektet.

Emri i sheshit u ndërrua në Adem Jashari në 2000 ose 2001, por asnjë dokument nuk u gjet për ta dëshmuar këtë dhe si pasojë ndryshimi i emrit u riaprovua zyrtarisht në 2010.

Pavarësisht se është hero i kombit, ende në kryeqytetin e Kosovës nuk ka një shtatore ose statujë të Adem Jasharit.

Ndërsa në lidhje me monumentin që ndodhet në këtë shesh, emri zyrtar i trekëndëshit është Monumenti kushtuar heronjve të Lëvizjes Nacionale Çlirimtare, dhe i përkushtohet luftëtarëve të rënë të cilët u ngritën kundër okupimit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Që prej ndërtimit në 1961 deri në luftën e vitit 1999 në Kosovë u quajt Sheshi i Vëllazërim Bashkimit./albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz