BallinaRegjionaleBekim Jashari tregon pse vendosi të kandidoi për kryetar të Skenderajt, flet...

Bekim Jashari tregon pse vendosi të kandidoi për kryetar të Skenderajt, flet për tërheqjen e PDK’së

Të ngjajshme

Shpërthim në depon e municioneve në Burundi, vriten 13 civilë

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të...

Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fitorja ime jeni ju”

Pas eliminimit nga Big Brother, Mali ka reaguar për...

Presidenti i Iranit i drejtohet popullit amerikan: Ne nuk ushqejmë armiqësi ndaj kombeve tjera

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka publikuar një letër drejtuar...

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari konfirmoi edhe vetë se ai do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, transmeton Periskopi.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook” ai ka sqaruar arsyet që e shtynë të marrë një vendim të tillë, andaj kërkoj nga qytetarët që ta mirëkuptojnë.

Ai shkruan se ditët që lamë pas, kanë qenë më të vështirat për të dhe familjen e tij.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Te dashur vllëzer e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vllëzer e motra shqiptar kudo qe jeni,

këto ditë qe lamë pas kanë qen ditët me të veshtira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga pas lufta e deri më sot,

porë duke i parë zhvillimet e diteve qe lamë pas, e posaqerisht kërkesën e qytetarëve qe unë te dalë për te parin e komunës tonë, morra guximin dhe vendosa qe te dalë si kandidatë i pavarur për kryetar te qytetit tonë.

Ky vendim nuk ka qen fare i lehtë,

përkudrazi ka qen një nga vendimet me të veshtira deri me sot,

Prandaj unë kerkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot te me kuptojn drejt për vendimin e marrë.

Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari,

Te dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur te hyjë me thellë se si do te përfundojn zgjedhjet e 22 tetorit,

Unë prapë do jem siq kamë qen ne sherbim të vëndit tim.

Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshendes vendimin e Partisë Demokratike per mos vënjen e kandidatit per kryetar në komunën ton.

Me rrespekt

Bekim Jashari

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz