Me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinaj, Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari me bashkëpunëtorë, sot ishte në vizitë për ngushëllime në Familjen Haradinaj.
Baca Hilmi, ishte një shembull i prindit të pathyeshëm, me vendosmërinë e pamposhtur për qëllimet më fisnike dhe më të sinqerta në shërbim të atdheut.
Lavdi jetës dhe veprës së Hilmi Haradinajt,- thuhet në njoftimin e komunës.