Bekim Jashari ka disa fjalë për kryeministrin Albin Kurti
BILLI·

Albin Kurti, ditën e parë si kryeministër i Republikës së Kosovës e ka nisur duke bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Gjatë vizitës së Kurtit në Prekaz, është mirëpritur nga djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.
Kryetari i Skenderajt, ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Kurti duke bërë homazhe.
Jashari me këtë rast edhe ka uruar kryeministrit Albin Kurtin.

Lexo edheMësoni se sa shpenzuan kryeministri dhe ministrat në largim
“Mirëprita në Prekaz Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Kryeministrit Kurti i urova punë të mbarë e suksese në udhëheqjen e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, shkruan Jashari./IndeksOnline/














