back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeBekim Jashari akuza në drejtim të Qeverisë e Presidentit: S'më njoftuan që...

Bekim Jashari akuza në drejtim të Qeverisë e Presidentit: S’më njoftuan që Vuçiq do të vinte në Banjë

Të ngjajshme

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një takim me komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Haradinaj e Presidentit Thaçi pasi këta nuk e kanë njoftuar për vizitën që Aleksandër Vucic planifikonte ta zhvillonte në Banjë të Drenicës.

Sipas kreut të Komunës së Skenderajt, ka pas një mungesë të bashkëpunimit dhe koordinimit nga ana e nivelit qendror, i cili nuk e ka njoftuar më kohë kryetarin Jashari për vizitën në fjalë.

Fokus i këtij takimi ishte protesta e së dielës, ku Jashari ka thënë se drenicasit janë çuar në protestë për shkak se e kanë konsideruar fyerje vizitën e Vucicit, para një kërkim faljeje për atë që ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Kryetari Jashari ka thënë se pavarësisht protestës, qytetarët dhe pjesëmarrësit kanë treguar pjekuri dhe qytetari të lartë, pasi e gjithë protesta ka përfunduar në mënyrë të qetë”, thuhet në njoftimin për media.

Edhe komandanti i KFOR-it e ka vlerësuar të qetë protestën e së dielës, dhe pa ndonjë problem.

Gjatë vizitës është diskutuar edhe aspekti i sigurisë në komunën e Skenderajt, ku kryetari Jashari ka thënë se, bazuar në raportet zyrtare të organeve që merren me çështje të sigurisë, komuna e Skenderajt vazhdon të mbetet e qetë, madje edhe në vendbanimet ku jeton komuniteti serb. /Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz