Bekim Haxhiu e pyet Devollin: A ke pi Coca Cola me Shpend Ahmetin?
BILLI

Lexo edheKonfirmohet vendimi: Nga sot e tutje, do të mund t’i regjistroni edhe veturat e aksidentuara

Blerim Devolli është duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me kontratën e Telekomit dhe Z-Mobile.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka pyetur Devolin se nëse ka pi Coca Cola me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
“A keni pi Coca Cola me Shpend Ahmetin ?”, ishte pyetja e Bekim Haxhiut.
Blerim Devolli nuk është përgjigjur në pyetjen e deputetit, as duke e mohuar e as duke e pohuar takimin me kryetarin e PSD-së dhe të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Lexo edheKonfirmohet vendimi: Nga sot e tutje, do të mund t’i regjistroni edhe veturat e aksidentuara
Para disa viteve, kur Ahmeti ishte pjesë e Vetëvendosjes, në internet ishte shpërndarë një fotografi e Shpend Ahmetit që shihej në jahtin e Devollve.
Në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë, Shpend Ahmeti ka deklaruar se në këtë takim ka konsumuar pijen CocaCola zero.