BallinaLajmeBekim Berisha në intervistën e rrallë për AP: Shikoni serbët, do të...

Bekim Berisha në intervistën e rrallë për AP: Shikoni serbët, do të mund t’i vrisnim por nuk jemi terroristë (Video)

Të ngjajshme

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Në arkivat e Associated Press që kohë pas kohe ky medium i sjell për publikun gjenden edhe rrëfime të figuarave të shquara që gjatë luftës dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Një ndër ta është edhe Bekim Berisha i njohur si Abeja i cili në një intervistë të rrallë për këtë medium,  rrëfen se shqiptarët nuk mund të presin më për botën e jashtme që të vendosin për fatin e tyre.

Në këtë video Abeja, thyen ligjin e rreptë të UÇK-së për  mos u shfaqur në kamera. Ai shfaqet edhe para trenit i mbushur me policë serbë, gjersa thotë se do të mund t’i vrisnin, por nuk e bëjnë këtë sepse nuk janë terroristë, transmeton InfoPress.

Ai këmbënguli t’i tregonte botës dëshmitë e përfshirjes së Beogradit në një sulm të dyshuar policor në një fermë në rajonin e Drenicës.

“Kur e shohim se Evropa na harron dhe shohim që diplomatët flenë ose shkruajnë në agjendat e tyre, se nuk mund të  jenë këtu nesër, pas disa muajsh nga konferenca në konferencë me forcat armike që nuk kuptojnë diplomacinë por vetëm metodën zjarr për zjarr “, thotë ndër të tjera ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz