Bëjnë qejf me para publike, ministria ndan 7 mijë euro për telefona mobil
03
Lexo edheDalin pamje/ Ky është personi nga Klina që vdiq në vendin e punës
Zyrtarët publik në Kosovë vazhdojnë të bëjnë luks me paranë publike.
Karvanit të bërjes qejf me para të shtetit i është bashkuar edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Kjo ministri e cila udhëhiqet nga ministri Rasim Demiri ka planifikuar të blejë telefona mobil në vlerë prej 7 mijë eurove, shkruan ORAinfo.
Burime të ORAinfo-s bëjnë të ditur se telefonat do të blihen për stafin e kabinetit të ministrit Demiri.


Lexo edheDalin pamje/ Ky është personi nga Klina që vdiq në vendin e punës
Një njoftimin për kontratë të KRPP-së shihet se Ministria e Zhvillimit Rajonal për këtë tender ka ndarë 7 mijë euro.
Ky tender për blerjen e telefonave do të jetë i hapur deri në fund të këtij muaji. /ORAinfo/
