Behrami tregon se a do ta bëjnë flamurin me duar lojtarët shqiptarë
Lojtarët e Zvicrës u përfshin në një të ashtuquajtur festim politik por tani “rasti është mbyllur” thotë zëvendës kapiteni i Zvicrës, Valon Behrami
Behrami ka thënë se ai dhe lojtarët e tjerë të Kombëtares se Zvicrës kanë folur pas ndeshjes kundër Serbisë, gjatë të cilës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bën më duar shqiponjën dy krenare si pjesë e festimit të golave. Ky gjest që bëhet për ta bërë me duar flamurin e Shqipërisë, shkaktojë tension në rajon pasi që konsiderohet ofendues për shumë serbë.
Behrami është njëri nga lojtarët e Zvicrës që është shqiptarë nga Kosova, një vend që u deklarua i pavarur por nuk njihet nga Serbia, nuk i ka kritikuar Xhakën dhe Shaqirin, që po ashtu kanë trashëgimi të njëjtë shqiptare, trasmeton GazetaEpress.
Të dy lojtarët u dënuan dhe u suspenduan nga FIFA sepse thyen rregullat duke bërë një llojë deklarate politike në fushë por ata u dënuan vetëm më para, më 10 000 franga saktësisht. Kapiteni i Zvicrës, Lichtsteiner, po ashtu është dënuar më 5000 franga pasi kishte bërë këtë simbol, edhe pse ai nuk është shqiptar.

Behrami ka thënë se problemi është i komplikuar “që shkon thellë e më thellë” dhe “duhet më shumë kohë” për ta diskutuar në tërësi. Skuadra pritet që të përballet në ndeshjen e saj të fundit në grupe kundër Kosta Rikës të mërkurën dhe se tani ai nuk dëshiron të flet për këtë gjë.

Lexo edheKy është ministri i Kosovës që ofron pagën për të paguar dënimin e Xhakës dhe Shaqirit
“Natyrisht ne jemi të lumtur që asnjëri nga ne nuk u suspendua”, tha ai, duke shtuar se në lidhje me këtë festë në fitoren kundër Serbisë se “nuk do të ndodh sepse ndeshja e radhës nuk është aq speciale sikurse ajo e para”.
“Ndoshta ata do të festojnë me këtë gjë me klubin e tyre”, vazhdoi Behrami. “Por nuk do të ndodh më në Botëror”.
Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic nuk i është adresuar kësaj situate direkt. Kur është pyetur nëse ai ka folur më lojtarët e tij për t’i shmangur kët gjëra që mos të përballen më dënime tjera nga FIFA, Petkovic tha:
“Çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, tha ai. “Tani, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mësojmë nga ato”. /GazetaExpress/














