BallinaLajmeBehrami “shpërthen” në Kuvend: Kurti po do ta qeverisë Kosovën si ushtrues...

Behrami “shpërthen” në Kuvend: Kurti po do ta qeverisë Kosovën si ushtrues detyre

Të ngjajshme

Opozita dhe Qeveria përplasen për gjendjen në sektorin e energjisë

Ligjvënësit në Kosovë janë duke debatuar për gjendjen në...

Hamza për presidentin: U kry ajo punë

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza tha se çështja e...

Rizvanolli: Çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon

Teksa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tenton ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre, duke thënë se një mënyrë e tillë qeverisjeje i shmang, sipas tij, përgjegjësitë institucionale.

Duke folur në hollin e Kuvendit të Kosovës, Behrami u shpreh se një qasje e tillë nënkupton mungesë të mbikëqyrjes parlamentare dhe presionit ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve.

“Qytetarët duhet ta dinë që zoti Kurti dëshiron ta qeverisë Kosovën me ushtrues detyre, sepse aty nuk ka përgjegjësi. Nuk ka parlament me mbikëqyr, as Amerikë që kërkon implementim të marrëveshjeve, as Bashkim Evropian që kërkon rrugë evropiane”, tha Behrami.

Ai shtoi se, sipas tij, kryeministri ndihet më i lirë në këtë formë qeverisjeje dhe e lidhi këtë edhe me komoditetin e tij në detyrë, duke përdorur gjuhë kritike ndaj stilit të qeverisjes.

Deklaratat e Behramit vijnë në vazhdën e përplasjeve politike në Kuvend mes pozitës dhe opozitës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz