back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeBehrami për dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clarke e Walker: Do të...

Behrami për dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clarke e Walker: Do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Ismet Kryeziu i bën thirrje Vetëvendosjes për kompromis politik: Pa marrëveshje nuk ka qeverisje

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet...

Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një...

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Është arrestuar një person një person në fshatin Belincë,...

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale.

Behrami ka komentuar prezantimin e dëshmitarëve të mbrojtje dhe njoftimin e Gjykatës Speciale për personat që ndalohen për të vizituar ish-presidentin, Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net

Ai e ka quajtur lëvizjen e Speciales për të krijuar spektakël, pasi që mbrojtja prezantoj figurat e njohura historike për dëshmitarë si Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Walker etj.

“Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së.”, tha Behrami ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Në ditën kur mbrojtja e krerëve të UÇK-së paralajmëroi të prezantohen dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Walker etj., Gjykata Speciale del me lista për të krijuar spektakël.
Por, krejt vëmendja duhet të jetë te dëshmitarët e mbrojtjes.
Dëshmitë e ish-Sekretares Madeleine Albright do të ballafaqohen me dëshmitë e MUP-it dhe UDB-së serbe.
Dëshmitë e Gjeneralit Clark do të ballafaqohen me dëshmitë e gjeneralëve të Millosheviçit.
Dëshmitë e Ambasadorit William Walker do të ballafaqohen me dëshmitë e Nazim Bllacës.
Dëshmitë e Ambasadorit Holbrooke do të ballafaqohen me dëshmitë e atij dëshmitarit që UÇK-ja i ka bërë “magji”!
Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz