BallinaLajmeEkskluzive: Artisti Shemsi Krasniqi dyshohet se pësoi infarkt pas përdorimit të një...

Ekskluzive: Artisti Shemsi Krasniqi dyshohet se pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual

Të ngjajshme

Dërguti: A nënkupton kjo që Osmani i ka 34 ditë shtesë në zyrë?

Opinionistja Aida Dërguti në emisionin Rubikon në Klan Kosova...

Zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete artisti Shemsi Krasniqi, i lindur më 1955.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, një femër, F.B., ka njoftuar autoritetet pasi kishte shkuar në banesën e viktimës për pastrim dhe kishte vërejtur përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas deklarimit, ajo kishte tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, mirëpo pasi kishte dalë nga banesa për të marrë ujë, dera ishte mbyllur dhe hyrja ishte bërë e pamundur.

Në vendngjarje ka intervenuar njësia policore, e cila ka hapur derën me forcë.

Pak minuta më vonë, në lokacion ka arritur edhe Njësia e Emergjencës, e cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor, forenzika dhe më pas Mjekësia Ligjore (IML).

Gjatë ekzaminimit të trupit, sipas burimeve të Sinjalit në IML, nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa në xhepin e xhaketës së viktimës është gjetur një paketim i zbrazët i një pilule për stimulim seksual, çka ka ngritur dyshime fillestare për një infarkt të mundshëm si pasojë e këtij bari.

Në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz