BallinaLajmeBehrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë pesë viteve në pushtet nuk është themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të cilin ai e quajti “Zajednica”.

“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë”, u shpreh Kurti gjatë një deklarimi për media, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj deklarate reagoi ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, i cili e akuzoi Kurtin për qëndrime kontradiktore lidhur me këtë çështje. Sipas tij, kryeministri jo vetëm që e ka pranuar Asociacionin, por edhe ka nisur zbatimin e tij pas marrëveshjes së Ohrit.

“Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërsa, implementimin e saj e ka filluar që nga nënshkrimi i saj në Ohër. Ama, zotimin në letër, me nënshkrim, me logo dhe vulë të shtetit të Kosovës e ka dhënë në këtë dokument!”, shkroi Behrami, duke shtuar: “Ti vazhdo me rima e me algjebra, ama dëmet që ia ke bërë Republikës së Kosovës janë të pariparueshme!”.

Në reagimin e tij, Behrami publikoi edhe një dokument të nënshkruar nga Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani, përmes të cilit institucionet e Kosovës zotoheshin për respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Letra në fjalë i ishte dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku thuhej: “Ne do ta respektojmë besnikërisht listën e zotimeve… duke pritur që ta fuqizojmë bashkëpunimin përmes anëtarësisë së plotë në Këshillin e Evropës”.

Në këtë kontekst, në shtojcën e dokumentit theksohej nevoja për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz