BallinaLajmeBehrami: Kthimi i Thaçit e Veselit, më afër se kurrë – t’ia...

Behrami: Kthimi i Thaçit e Veselit, më afër se kurrë – t’ia sjellim PDK-së fitoren në prag të ardhjes të tyre

Të ngjajshme

SHBA dhe Kina në tryezë: Bisedime tregtare para takimit Trump–Xi

Delegacionet e larta tregtare të SHBA-së dhe Kinës zhvilluan...

PSD: Bedri Hamza është “kukëll”, një kllikë tjetër është kryesorja

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik...

Ish-gazetari, vëllai i Ilir Konushevcit në listën e Vetëvendosjes për deputet

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë listën e emrave kandidues...

Katër parti politike nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

KQZ-ja ka pranuar listat me 917 kandidatë për deputetë...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka paralajmëruar kthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryekuvendarit Kadri Veseli në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, mes tjerash, ai ka kërkuar punë ndër anëtarë të partisë për, siç thotë, t’i sjellë fitoren PDK-së “në prag të kthimit të tyre”.

“Që nga shkuarja e Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli në Hagë, elektorati i PDK-së nuk është thyer kurrë. Tani, kur kthimi i tyre është më afër se kurrë, ne nuk duhet të demoralizohemi. Sot, si kurrë më parë, duhet të japim krejt çfarë kemi për t’ia sjellë fitoren e madhe PDK-së në prag të kthimit të tyre”, shkroi Behrami.

Ai shtoi se partia e tij është “shumë afër fitores së dyfishtë: fitores së PDK-së, të Bedri Hamzës dhe fitores së kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”.

PDK-ja ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. As Behrami nuk ka treguar nëse do të jetë sërish kandidat në zgjedhjet e 7 qershorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz