Behrami i PDK-së i reagon Mihalit: 100% propagandë e pastër, keqpërdorim i organeve të sigurisë për qëllime politike
dp

Lexo edheSokol Havolli i LDK-së i reagon Dimal Bashës: Duhet të mbani përgjegjësi penale për vdekjet në rrugë

Mihali kishte përdorur gjuhë të rëndë në një deklaratë publike, duke ngritur akuza dhe duke e pyetur Ramën në mënyrë ironike lidhur me çështje të ndjeshme.
Ndaj kësaj deklarate, Behrami ka thënë se bëhet fjalë për “propagandë të pastër” dhe pretendime të pabazuara.
“Hajde që halucinacionet e Dejones qenkan të vërteta! E unë mendoj që janë 100% propagandë e pastër. Ku i ka marrë ato informacione? Këto dezinformata janë pjesë e planit për inskenim të ngjarjeve kundër oponentëve politikë”, ka deklaruar Behrami.
Ai ka shtuar se Mihali, sipas tij, ka ndikim të madh në strukturat politike dhe institucionale.

Lexo edheSokol Havolli i LDK-së i reagon Dimal Bashës: Duhet të mbani përgjegjësi penale për vdekjet në rrugë
“Dejona, përveç që kontrollon grupin parlamentar, ajo kontrollon edhe organet vitale të sigurisë. Albin Kurti parpolitiken e ka institucionalizuar”, ka thënë ai.
Behrami ka theksuar se, sipas tij, keqpërdorimi i institucioneve të sigurisë për qëllime politike paraqet rrezik serioz për vendin dhe sigurinë kombëtare. /Lajmi.net/