Behgjet Pacollit i ngritet bust në Sarandë
03

Lexo edheRradhë të gjata në Morinë, pushuesit kosovarë dynden drejt bregdetit shqiptar

Ish Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i është ngritur një bust në qytetin e Sarandës në Shqipëri.
Ai është shprehur i lumtur për këtë, duke thënë se i është bërë nder i madh, transmeton Klan Kosova.
“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret”, ka thënë ai.

Lexo edheRradhë të gjata në Morinë, pushuesit kosovarë dynden drejt bregdetit shqiptar
“Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenar dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”.