Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas zgjedhjes së Trump në krye të SHBA-ve.
Ai në një postim në Facebook ka theksuar se sikur edhe në Kosovë të kishte zgjedhje presidenciale, ai pa dyshim se do të fitonte.
Shënimi i plotë:
Zgjedhja e Trumpit President i ShBA.
Bota perendimore sot i preferon profilin e biznesmenit per te udhehequr shtetin
Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të historisë së SHBA sepse profili i politikanit biznesmen eshte profil praktik, qe kerkon vetem rezultate pozitive.
Trump do të frenojë edhe rritjen e fuqisë dhe ndikimit politik të Rusisë. Unë e njoh Donald Trump që nga viti 1997.
Qasja e SHBA ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë me ardhjen e Trump në krye, përkundrazi Kosova vetëm do të ketë përfitime dhe mbështetje më të madhe.
A e dini pse nuk po lejohen zgjedhjet presidenciale në Kosovë? Sepse unë i fitoj zgjedhjet bindshëm.
– Kosova ka nevojë për 2 gjëra,
PËR SHTET LIGJOR DHE ZHVILLIM EKONOMIK DHE PUNËSIM. UNË DO TË FOKUSOHEM NË NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR. NJË SHTET I FORTË LIGJOR DO TI FUSTE NË BURG ATA 20 NJERËZIT PËRGJEGJËS të shkatërrimit të ekonomisë dhe perspektivës së Kosovës.
– Zhvillimi ekonomik i vendit është pjesa ime që e njoh më së miri. Unë e kam planin konkret që sjell rritje ekonomike 10 për qind dhe hapë 80 mijë vende pune cdo vit.