Bëhet gjyshe në moshën 33-vjeçare, të gjithë e ngatërrojnë me vajzën e saj
BILLI

Lexo edheZbuloni si ndikon e qeshura në shëndet

Një grua është bërë gjyshe në moshën 33-vjeçare dhe duket aq e re, sa zakonisht e ngatërrojnë për motrën e vajzës së saj.
Phillipa Nairn nga Cork, Irlandë, ishte vetëm 16 vjeç kur lindi vajzën e saj Stephanie.
Historia është përsëritur dhe 16 vjet më vonë vajza e saj solli në jetë një djalë.

Lexo edheZbuloni si ndikon e qeshura në shëndet
Tani 22-vjeçarja Stephanie ka dy fëmijë, Caiden, 6 dhe Layla, tre vjeçe, të cilët shpesh ngatërrohen si fëmijët e 33-vjeçares dhe jo nipi e mbesa e saj.
Stephanie është shprehur se gjithmonë e ka pëlqyer faktin se ka një mama kaq të re.
Madje ato dalin shpesh edhe për jetë nate bashkë duke e shijuar në maksimum.