BallinaLajmeBëhet e ditur data e zgjedhjeve në Kosovë

Bëhet e ditur data e zgjedhjeve në Kosovë

Të ngjajshme

Haxhiu: Në seancë nuk janë deputetët e LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe

Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare,...

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të nënshkruajë kontratën...

Ramadani (LVV): Opozita po bllokon votimin për Feride Rushiti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kritikuar ashpër...

Siç ka raportuar edhe Metro para disa ditëve, partitë politike kosovarë edhe zyrtarisht janë pajtuar që data e zgjedhjeve të jetë e diela e 6 tetorit, shkruan Gazeta Metro.

Metro nga burimet e saj brenda partive pati mësuar se data e zgjedhjeve do të jetë me 6 tetor, për këtë kanë rënë dakord partitë kryesore në vend.

Këtë sot e ka pranuar para mediave dhe pas takimit me kreun e LDK’së, Isa Mustafa edhe Shpend Ahmeti, madje ai e zbuloi datën e njëjtë.

“Data e zgjedhjeve do të jetë 6 tetori” ka thënë shkurt Ahmeti, transmeton Gazeta Metro.

Por, diçka e veçantë që është gjatë këtyre zgjedhjeve dhe dallon prej të tjerave, është se fushata zgjedhore do të mbahet vetëm 10 ditë.

Kjo fushatë e shkurtër nga partitë kosovare do të mbahet për shkak të mos vonesës së dialogut Kosovë-Serbi, pra arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, kërkesë kjo e bërë për partitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo po ndodhë për shkak të vonesës që ka bërë Kosova duke bllokuar dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet që ka dëmtuar Qeveria Haradinaj me SHBA’të dhe BE’në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz