BallinaLajmeBëhen të ditura të ardhurat e Loredana Zefit, mënyra se si i...

Bëhen të ditura të ardhurat e Loredana Zefit, mënyra se si i fiton paratë nga muzika rap-artistja e shumëpërfolur

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar një artikull, në të cilin shkruan rreth të ardhurave të Loredanës.

Loeredana Zefi dyshohet se mori 700.000 franga nga një çift nga Valais.

Brenda pak muajsh, Loredana Zefi (23 vjeç) u bë yll në muzikën rep, ndërsa këngët e saj janë transmetuar miliona herë. Tani, ajo thuhet se ua mori 700.000 mijë franga një çifti zviceran. Por a ka ajo nevojë për të holla?

“Blick” tregon se cilat janë burimet reale të të ardhurave të reperes së Lucernit.

Këngët e saj janë dëgjuar 145 milionë herë vetëm në “Spotify”, asnjë këngëtar tjetër zviceran nuk u dëgjua më shumë se reperja në fillim të vitit.

 

 

Por, sa fiton me to?

“Blick” ka pyetur transmetuesit e kësaj platforme, por ata nuk e kanë komentuar këtë çështje. Por, përafërsisht, për çdo klikim fitohen 0.0004 franga.

Bazuar në këtë, Loredana do të kishte fituar rreth 580.000 franga në vitet e fundit. Përveç kësaj, ajo të fiton edhe nga platformat e tjera si Apple Music dhe Tidal.

Loredana ka 1.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Megjithatë, konvertimi i tyre në para është një ‘sfidë’, thotë Fabian Plüss nga agjencia e influencuesve “Kingfluencers”.

“Jo vetëm për shkak të imazhit të keq të vajzës, por edhe për shkak se ndjekësit e saj janë të shpërndarë ndërkombëtarisht”, ka thënë ai, duke shtuar se agjencia e tij nuk ka qenë kurrë në gjendje t’i përcjellë ato të dhëna tek konsumatorët.

“Influencues të tjerë me numër të ngjashëm të ndjekësve mund të marrin shuma deri në 10.000 franga në raste të jashtëzakonshme. Ajo ndoshta merr 2.000 për një postim në Instagram”, shtoi ai.

152 milionë shikime në katë videoklipet e saj muzikore në YouTube. Vetëm hiti “Sunglasses”, është shikuar 45 milionë herë. Edhe YouTube i mban të fshehura fitimet e artistëve në këtë platormë.

Sipas burimeve, në këtë platformë fitohen rreth 0.1 cent për klikim. Pra, ajo mund të kishte fituar mbi 150.00 franga. Se sa e lartë është kjo shumë, varet edhe nga kontrata që ka me labelin e saj.

Loredana ka shumë pak paraqitje. Reperja këndon vetëm në klube dhe festivale të përzgjedhura, këtë verë edhe në “Open Air” të Frauenfeld. Se sa ajo fiton në atë festival, drejtuesit nuk i janë përgjigjur kërkesës së “Blick”.

Në deklaratën e tyre zyrtare thuhet “Open Air Frauendflet aktualisht nuk mund të komentojë mbi rastin aktual të artistes Loredana, e cila do të këndojë në Festivalin e 2019-ës. Është padyshim një proces në vazhdim.

Burime të tjera të të ardhurave të Loredanës janv vështirë për t’u numëruar. Është e qartë se reperja fiton shumë para nga shkarkimet e këngëve të saj. Përveç kësaj, ajo fiton edhe nga “Suiza”, për çdo këngë të saj që transmetohet në radio.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz